Opinionisti dhe gazetari Halil Matoshi është treguar i ashpër ndaj një spoti që sot e lansoi Lëvizja Vetëvendosje. Matoshi ka konstatuar se ky spot i Vetëvendosjes është “,,âsht e instruktueme si ide dhe projekt i Beogradit dhe Nishit (baza e spiunazhit rus) dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë!
Për më shumë ja postimi i Halil Matoshit në Facebook:
Doktrina e Beogradit: Të bindën kosovarët se gjatë 20-vjetëve kishte veç shkatërrim
1.
Milicitë sekrete serbe dhe ruse e kanë promovu ndër shqiptarë tezën se Kosova shtet âsht e pajetueshme, me elita zhvatëse e kriminale, thjesht shtet i dështuem.
2.
Spoti i Lëvizjës Vetëvendosje sot, âsht e instruktueme si ide dhe projekt i Beogradit dhe Nishit (baza e spiunazhit rus) dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë!