[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Halil Matoshi kujton Bacën Bejtë të Zërit, Bejtush Halimin…



Vdiq Baci Bejtë: Bejtush Riza Halimi – Breca

(Nji tregim krejt personal për Bacin Bejtë që iku nga kjo botë në moshen 78 vjeçare, me 17 janar 2017)

Me Bacin Bejtë – qysh e kemi quejt të gjithë – kam punu në “Zëri i rinisë” nga vitit 1986-1994, ku bante punën e shoferit.
Kemi ba mija kilomtra bashk…
Tuj udhëtu për Slloveni, diku te Vinkovci kisha dhembje te padurueshme nga nji lloj infeksioni ne gishtin e dtres, Baci Bejtë u ndal në nji dyçan dhe bleu domate.
Asht njani ndër “fajtorët” pse unë jam kthye nga azili politik nga Lubjana në Prishtinë më 1990 dhe s’kam luejt ma veni…
E hapi me brisk dhe m’tha: “Mbshtiulle gishtin me domate”, pastaj ma lidhi me fashë…
Të nesërmen e pashë efektin, domatja e kish pastru infeksionin dhe kështu Baci Bejtë ma shpërtoi nji gisht!?
I informuem mirë dhe njeri i mirë, i përshtatshëm për të gjitha moshat, Baci Bejtë asht sjell me ne gazetarët e rinj si një koleg nga ma t’mirët…
M’rri edhe sot përpara pamja e tij epike, pa e lshue cigaren kurrë nga gishtat dhe me nji gotë raki e nji caffe turke përpara në bufettin e Sahitit (Bufettin e “Zërit..”) të cilin e shpotiste shpesh për tregimet e tij…
Kurrë s’e harroj shpalljen e Deklatratës për Republikën e Kosovës me 2 korrik 1990, kur erdhi kolegu Hazir Reka dhe na e dha lajmin se ‘u shpall Republika” e Baci Bejtë u que n’kamb p’ej gzimi e ia dhezi nji shpullë, efektin e të ciles, Maestro Reka e kishte ndie dy-tre ditë masanej…
Baci Bejtë iu bashkue n’amshim tëvetve dhe kolegëve të “Zërit…” – që i kam njoftë e qe kanë ikë nga kjo botë, (Qerim Arifit, Sahit Zhtisë, Bardh Hamzajt…)
Pata shkue me e pa poetin Qerim Arifi në lëngatë (kur ishte në dializë në Strugë) dhe nder rrëfimet e shumta m’pati tregue se si njii herë tuj udhtue në terren me Bejtushin dhe nji koleg ma te vjeter, Bejtushi ia kishte rritun zanin nji kange folklori që po thoshte: “Krejt shqiptarët janë MIc Sokola” dhe n’ato çaste, Qerimi e “urdhnon” Bejtushin me e ndal veturen se donte tç zbriste mes xhadje…”Nese krejt shqiptarët qenkan Mic Sokola… edhe ky asht shqiptar, pra unë s’ndihem ma i tillë…” (ia drejton gishtin kolegut ma t’vjeter.)
M’kishte porositun ta pyesja Bejtushin se cili paskësh qenë ai koleg i afërt me pushtetin e asaj kohe, por unë kurrë s’e kisha pyet Bejtën, sepse kjo as që më interesonte.
Porse edhe Bejta e kish pranue se Qerimi kishte dashtë me zbritë nga vetura, por kurrë s’ka tregue se cili koleg i vjetër ishte protagonisti i Qerim Arifit!?
Ndonjiherë, me tregojshin kolegët ma t’vjeter, dikush nga gazertarët e ri, qe s’i ka njoftë hala mirë as qytetet kosovare i paskësh thanë Bejtushit kur po niseshinnga Prishtina për Gjilan: “Uaaa sa mirë ndalemi në Pejë dhe dhe hajmë suxhuk Peje..”
Pusho n’tejkohë e ne nji dimension tjetër të hapsinës Baci Bejtë, e di qe t’kemi lodhë…
Me ikjen tuej, po e hetoj se sa shpejt e para kohe u rritëm – e sa rrembyeshem po plakemi!
A na e jep t’falunit Baci Bejtë!