[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Halil Geci i shkruan Presidentit: “I pari i vendit”  i shpall  tradhëtarë vrasësit e Haki Ymerit



Halil Geci, vëllau i madh i vëllezërve Geci është përfshirë në debatin për shpalljen dëshmor të Haki Ymerit nga i pari i vendit . Pas këtij momenti në media dhe në opinion kanë shpërthyer zëra e mendime nga më të ndryshmet por që kanë mbizotëruar ato kundër veprimtit të Ymër Ymerit, vëllaut të Haki Ymerit i cili pranoi dekoratën nga “I pari i vendit” dhe mori pjesë në ceremoninë e dekorimit dhe të nderimit te varri i Haki Ymerit, shkruan Botapress.

 

Ja letra e Halil Gecit

 

Të nderuar qytetarë  që 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet kam thënë që vrasësit dhe urdhërdhënësit që i vranë burrat ma te mirë të LDK -es  janë tradhëtarë dhe dorë e zgjatur e Serbisë.

Siç dihet ndër të vrarët e pasluftës ka pasë edhe aktivistë të LDK-së nga Drenica.

Siç I shihni në këtë përmendore janë Haki Imeri  i vrarë me 02 .11.1999, Xhafer Behrami i vrarë me 11.06.2000, Baki Behrami me 11.06.2000 Besim Dajaku me 19.10.2001, Bekim Kastrati me 19.10.2001 dhe Azem Ahmeti (nipi i dhe  Ahmet Delis) i vrarë më 18 .03 .2003.

Nga data 18 Janar 2017 edhe pse nuk ishte kurrfarë date për Haki Ymerin as e lindjes e as e vdekjes “i pari i vendit” e shpalli hero Haki Ymerin.

Prej datës   18.01.2017 vrasësi dhe urdhërdhënsi i vrasjes së Haki Imerit edhe zyrtarisht janë tradhëtarë e dorë e zgjatur e Serbisë.

Ne e dimë saktë  se njëri nga pjesëmarresit në vrasjen e Haki Imerit ka qenë pjesëmarrës edhe në vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajuku dhe plagosjen  e vëllaut tim Gani Gecit edhe urdhërdhënsin nën nivelin e ministrave e dimë tashmë.

“Te parit te vendit ” i takoj  që  ti shpallë tradhtarë vrasësit e këtyre burrave, sepse këta heronjë kanë qenë. Ndërsa tani zyrtarisht janë heronjë dhe zyrtarisht vrasësit  e tyre janë tradhtarë .

Do të zbulohen ngadalë ngadalë edhe urdhërdhënësit  të nivelit të ministrave  dhe ata që paguan paratë për vrasjen e këtyre burrave.

Bazuar në datat e vdekjes  tre nga këta  heronj i takojnē periudhës së mandatuar nga Kuvendi i Kosovës pra Gjykatës Speciale ndërsa tre të tjerët që janë vrarë pas datës 31.12.2000 mbetët të zbardhen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Mbetet të shihet ku dojnë me ba vendin tradhëtaret?

16265509_1282344555155358_8295291542652240023_n