[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haley: SHBA do t’ia heqë sanksionet Rusisë kur t’ia kthejë Krimenë Ukrainës



Sanksionet amerikane që kanë të bëjnë me Krimenë do të mbeten në fuqi përderisa siujdhesa të mos i kthehet në kontroll Ukrainës, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kushtuar krizës në lindje të Ukrainës.

“Krimeja është pjesë e Ukrainës. Sanksionet që i kemi vendosur për shkak të Krimesë mbeten në fuqi përderisa Rusia nuk ia kthen Ukrainës kontrollin në gadishull“, ka deklaruar Haley gjatë fjalimit të saj në KS të KB-së, njoftojnë medie ndërkombëtare.
“Dëshirojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me Rusinë”, ka shtuar Haley duke e akuzuar Moskën për agresion, pushtim dhe ndërhyrje ushtarake.

“Situata në Ukrainë kërkon dënimin e aksioneve ruse”, tha ajo.
“Washingtoni përkrah popullin ukrainas dhe Marrëveshjen e Minskit. Derisa Rusia dhe e ashtuquajtura republikë de Donbasit nuk e respektojnë tërësinë e Ukrainës, kriza në këtë vend do të vazhdojë” , ka thënë Haley.