[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Bunjaku:PRANVERA E DJEGUR



PRANVERA E DJEGUR

 

Korbat në gjak

Me zorrë nxorrën gacat në oxhak

Pranverës ia vunë në sy

Gjithëçka ndeshën bënë flak`e hi

 

Rrëmbyen çka deshën…dogjën

Libra,gazeta,shënime

Ma dogjën moralin krijues

Inspirimin

Fëmijëve ua shtinë trishtimin

 

Gjithëçka pantarej

Shkrumbi nuk më shqitet.

Medet!

Me ato materiale të përzgjedhura

Do ua bëja poemën e mallkimit

Çopës e të tjerëve dhe Selimit

 

Sa herë vie pranvera mes blerimit

 

Më godet shkrumbi  i trishtimit

Për ato rrënime të kobshme.