[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Bunjaku:Gënjeshtra e sofistikuar



 

Pikërisht nesër është nëntë vjetori,kur Hashim Thaçi lansoi gënjeshtrën fort të sofistikuar,gjëja për Pavarësinë.

Si mund të shpallej Pavarësia kur Republika mungonte,Llogot e shtetit mungonin?!!

Mbase pavarësia e amandamentit 24?!

Po,a përshkak të pavarësisë (së munguar) përditë,pjesë pjesë po coptohet Mitrovica,si mish i dëmit?

Po,a për shkak të Pavarësisë (inekzistente),nuk po na lejohet formimi I FARK-të-Ushtrisë së Kosovës,edhe pse po kërcënohemi nga të gjitha anët?!!!

17 shkurti i vitit 2008 do të mbahet mend,jo si dita e Pavarësisë,se asgjë nuk është pavarësuar;por si dita e Gënjeshtrës më të madhe institucionale dhe fort e sofistikuar.

Udhëheqja e Kosovës dhe kundra Kosovës,nuk mund e duhet të mbajë më atë post të uzurpuar.

Kurrë ska pasë e kurrë më sto të ketë këso udhëheqje të poshtër,e cila ka ncjerr në Pazar me okasion tokën e Kosovës.

Këtyre far mendjeve tërrnakop po ua parashtroi një pyetje(nëse dinë të lexojnë?!)

Kush shkruante kështu:

„Që nga Tivari gjer në Prevezë gjithëkund lëshon dielli vapë edhe rrezë,është tokë e jona,të parët na e kanë lën;kush mos ta prekin se vdesim të tanë“?!

Tokat tona që po i falni e shisni me një çmim qesharak,në mos neve,breznive duhet tu jepni përgjegje,edhe nga varri (nëse ju mba brenda?)

Populli ynë është humbur,si korrilat në mjegull dhe shumë më leht e përtyp gënjeshtrën,se të vërtetën.

Pavarësia e njëmendët duhet të rishpallet me 12 qershor,kur në Kosoë hynë forcat e Kforit dhe Kosova përjetoi çlirimin.

12 qershori është edhe datë me rëndësi historike për ne: Lidhja kombëtare e Prizrenit dhe Kongresi i Berlinit.

Udhëheqje skandaloze,mos na i përdhosni ngjarjet historike!