[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Bunjaku: Trimëria pas Lufte apo



Pishman mbas vakti,

Por këte rrëfim,kujtim do ta nxjerr nga vitrina e nostalgjisë 50 vjeçare.

Vishej elegant;kurrë xhins as bluzë mëngëshkurtë.

Shoqe(kolege),mirë mëngjesi të qoftë! A po e prekim pak?-Të prekët nëna ftoft!Ani de,veç thash se mue po më lusin.

-Eja shihe çka shkruen një i poshtër.E kishte hapur Zërin e Rinisë,rubrikën:Dashuria në peshojë,ku unë isha ai I poshtri i saj,por ajo se dinte,ndërsa unë e disha pseudonimin e saj “Studentesha”.Unë isha “Objektivi nga Malësia”.

Nuk fliste me mashkuj as nuk ulej ngat tyre.Kurrë a më kurrë nuk qeshte.Po ia preku dikush nga mashkujt shallën që e lente mbi pallto,më nuk e merrte.Në ushtrime ishte aktive.Gjatë pauzës rrinte vetëm apo lexonte diçka në vete.Posa mbaronin ligjëratat,aq shpejt përbironte nëpër studentë e tretej shpejt.As me koleget nuk shoqërohej,pos që ulej me to,për të mos pasë mashkull ngat.

Kishte fizikun për lakmi,prandaj vetën nuk e shihja akran të saj;kështu që edhe nuk e ngacmoja seksualisht.Deshti rasti dhe u thye akulli,por thërmijat mi dha fytyrës.

Një shok në vitin e katërt edhe mësimdhënës,më lut që të ndërmjetësojë te studentesha,sa për të folë ai me të.I premtova,por tash u nxuna ngusht.Nuk dija si me ia nis muhabetit,sepse ajo nuk jepte shansë.

E bana zemrën guri dhe i them:-Mos më ikë pas ligjëratës se po due me të shoqërue rrugës.Pranoi.

Ecnim bashkë rrugës e krejt pak fjalë flisnim.Mue më shtrëngonte paniku sesi me fillue muhabetin e “shkuesit”,pa hanger shqelma.

I them,duke u dridhur:-Kolege,një shok më ka porosit se po don me fol me ty.

-Një shok apo ti për vetë?!

-Një shok.-Unë mendova se ti,prandaj pranova shoqërimin,por ti kolegu im qenke ende duke u rritur.

-Nuk kam dasht që kurrë të përfundoi kjo rrugë,po mirë që mori fund.Në ndarje folëm për dore,por unë nuk e frenoja dridhjen.

Tash mu ngrit tensioni dhe vdekshëm urreja vetëvetën:-Pse nuk pata guxim ta kërkoja për vete (mbasi e fitova simpatinë e saj).Mendime të këqija më bluheshin në kokë.Nuk mun lexoja as flija dhe oreksi më kishte shkuar atje.

Nuk doja më ta takoi.Duke pritur për nëshkrimet që ta vërtetoi semestrin,vetëm kur më preku në sup.-Mos humb mbasi të kryejsh punë!Ja pritëm,ja të priti dhe e bëjmë rrugën bashkë!

U nisëm drejt Tresheshirave,pa nxjerr fjalë për goje.Unë isha qartaqef dhe isha bër meit.

-Kolegë,çka të ka humbur humori,që ka qenë arma jote me të cilin më ke zbutur?!Nuk po dukesh në disponim.

Si të jem në disponim pas humbjes së luftës?!

U ndal dhe më shikoi ngul e nuk foli.

Në bark më vlonte diçka e në kokë më silleshin mendime të çoroditura.Hyjmë në ëmbëltore.Unë marrë një limonadë dhe ajo ashtu.Sdi pse e kishte një kopsë të zbëthyer nga u dukeshin gjysma e zogjëve të krahërorit.

Më trullavi.Më kapi drithma e dorës që gota më mbet në të dhe as nuk mund e lëshoja e as nuk mund e mbaja.Më vluan djersë të ftofta gati për alivanosje.

Bashkë me ëbëltoristin me kanë çit ujë të ftoftë në kokë e në qafë.

Të nesërmën kur më duel gjumi,isha la në djersë.

Kishim dal pa pague pijet,plus ëmbëltoristi kishte pa gue taksin për mue.I them(pas tri ditësh) na fal për këte rastësi dhe sa të kemi borxh?!

-Asgjë!Shpenzimet i heq vetë e ti mirë që shpëtove! Ke qenë keq e na ke frikue.

As ëmbëltoristn më se takova dhe mbeta në merak se a rrojnë kund apo e kanë mbyll kapitullin e jetës?!

Nëse keni habere lëshomna një zë e mirë mbetshi!