[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Bunjaku : Ra Rrushi e q…Bostanin..



Ra Rrushi e q…Bostanin..

..thotë populli

Ra treni e „zuri“ Ramushin dhe për momentin mbeti pa përkrahje zyrtare,u harrua.

Kjo do të thotë se nuk jemi mësuar të përballemi me fatkeqësitë,në të cilat vetëm kemi heshtur dhe kemi pritur një epilog spontan.

Shteti i Kosovës duhet punët t`i shpërndajë nëpër komisione me njerëz të profileve përkatëse.Dhe,besoj që ka ekspertë te të gjitha lëmive,vetëmse atyre duhet dhën autorizimin që të punojnë.

Le të kryhet puna është me rëndësi,e mbi kë bie lavdi nuk çon peshë.

Gjithë ata dr.juristë e të mos gjejnë një zgjidhje juridike që në pajtim me ligjet ndërkombëtare,ta zgjojnë Sërbinë nga përgjumja e kastilshme dhe ta kthejnë Ramushin në shtëpi.se i duhet familjes,se i duhet Kosovës e gjithë shqiptarëve.

Këte zvarritje kryeneçe të Sërbisë,këte miklim që po ia bën Franca mike e saj,ka kuptimin e diverzantizmit.

Për çefe tekanjoze të tyre,Ramush Haradinaj,nuk ka kuptim dhe nuk guxon të jetë pre e dy shteteve,në këte rast,fashizoide.

Këtu duhet edhe ne si shtet të mos zinemi në grackë,të mos zinemi në gjumë,por të dëshmojmë publikisht e botërisht se jemi shtet demokratik funksional.

Dhe kjo do të dëshmohet vetëm kur ta biem deputetin,Ramush Haradinaj të lirë në shtëpi dhe t`ia japin koferin e paketuar që të niset për SHBA,në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të atjeshëm.

Këtu duhet të hiqet zilia dhe këtij deputeti e heroi të gjallë,Ramush Haradinaj t`i lihet rruga e lirë drejt prosperitetit.

Tek e fundit,njeri i ynë është,bile kuadër I lartë e shumë funksional.Prandaj na duhet,prandaj duhet edhe gurin ta shtrëngojmë që të lëshojë yndyrë.

Unë ndjej dhimbje në kso raste,pa kushdo qoftë,por tash në bazë të kualiteteve luftarake heroike;ngulmimi im për lirimin e heroit tonë të lavdishëm është edhe më i theksuar.

Po bëhet tallje me personalitetin e tij dhe po bëhet lojë e tallje me Ramushin dhe përmes tij edhe me shtetin.

Rreknju punës punëtorë të institucioneve e gjumin lene për botën tjetër,ku po thonë ; është vetëm natë!/Haki Bunjaku/Botapress.info

Shënim i Redaksisë /Qëndrimet në këtë tekst janë autoriale dhe  nuk do të  thotë  që  përkasin me qëndrimet e portalit.