[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Bunajku:Dekleratë e Njerëzve të Ngratë



Disa njerëz,si bisht i politikës,shkumavën duke dhën deklarata absurde dhe këputën në kurriz,duke i shty pjesët tokësore të Kosovës deri në Sërbi.Punë e lodhshme apo?!

-Një sentencë popullore thotë:

-Budalla ja çon ran e këputet,ja han shumë e batiset.

Çka ju desht,kryetarit të këshillit kombëtar (të Preshevës),Januz Musliut të „volosë“ ndarjen e Kosovës?

Nuk është në kompetencën e tij,po as të Isa Mustafës ndërrimi i territoreve,edhe pse janë të dëgjueshmit e Sërbisë.

Atij po i mbetka Presheva në krahë,të cilën duhet ta shtyj sipas konditave të  leverdishme.

Ani ai e paska bër:Lugina e Preshevës,që me ta sjell tugun pa hangër fare.

O shoqi,Preshevën mos e bër me bishta,as mos e tëhuajzo,se ajo,kadastralisht është pjesë e Kosovës (Kamenicës).

Gjurmo në dokumente e mos rrëmih vetëm në Gartenbau (Kopshtari),ku të presin në shi lopatë e kazmë.

A guxon me shpërfil sekretin,kur nga Cyrihu ikshe të premtën mbrëma dhe ktheshe të dielën mrëma apo të hënën në mëngjes e drejt në gartenbau?

Kjo nuk të ka dhën dije që të merresh (kot) me politikë.

Edhe më keq që në këte trullosje nuk je i vetëm.Para  ca vitesh,në Kuvend të Kosovës,Lutfi Haziri propozoi ndërrimin e territoreve,që edhe më hatashëm ato të gjitha shqiptare.

Hajt i nderuar sqaroma pak më afër këte Luginë të Preshevës a e hase në harta,në defteret kadastrale,apo në hanrakin e hamamit të inxhës Kumri?

Të gjithë ata që ma përdorin Preshevën-luginë,i fshij nga kalendari atdhetar e politik,por edhe nga kalendari intelektual.

Ata janë vetëm lugë e ndryshkur e politikës ditore,në favoret e Sërbisë.

Hiçni dorë nga tëhuajzimi i patronizmit e mos i përfillni fill e për pe sygjerimet hegjemoniste të Sërbisë!