Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i është ndërprerë fjalimi nga deputetët e opozitës, raporton Botapress.
Në momentin që Abazi ia nisi fjalimin lidhur me kritikat e opozitës për deklaratat e qeveritarëve lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit, deputetët kanë filluar të flasin përnjëherë, duke e detyruar që të ndalojë fjalimin për disa sekonda.
Në atë moment, ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i ka lutur deputetët për qetësi. “Qetësi, ju lutem”, ka thënë Konjufca./Botapress/