[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hajriz Hyseni: Ramiz Lladrovci, haram të qoftë vota ime, e familjes sime na tradhtove përsëri



Ramiz Lladrovci, njeriu që erdhi për tu bëre kryetar gjoja për ta ndryshuar Drenasin, nga e keqja tradhtare e PDK-së tash e 17 vite, kishte premtuar se jo vetëm do ta ndryshojë, por do të marrë njerëz të kualifikuar dhe të cilët do i shërbenin vendit me përgjegjshmëri. Madje kjo na shtyri që unë mënjë grup veprimtaresh të nisem nga Gjermania për në Kosovë për ta ndihmuar Ramizin ( edhe pse ketë e bëme për hatër të gjakut FehmiLladrovcit), njeriun të cilën mendonim se ka trashëguar se paku njëgjene nga FehmiLladrovci. E vërteta është se jo që nuk paska trashëguar asgjë, por me mish e shpirt po mundohet që të ja humb vlerën që kishte Fehmiu me Xheven.

Sot, edhe zyrtarisht e pash kabinetin e tij të prezantuar për pune, ndonëse ditë më pare disa emra më kishin rrëshqitur në vesh por nuk mund të besoja. Por sot me tëvërtete ushtanga dhe pash se ti Ramiz ose je i çmendur ose je aq i shantazhuar sa me çdo kusht po përpiqesh të ja humbësh vlerën Fehmise dhe familjes tënde. Marre të çoftë!

Kabineti i Ramizitpërbehet nga këta njerëz të pistë dhe që kanëshkatërruar Drenasin tash e sa vite:

ARSIM HAXHIU Nënkryetar i Komunës – Arsimi veç tjerash ishte ai person që gjatë luftës së UÇK-së që ishte i emëruar në stafin mjekësor në Negroc, në momentin e thyerjes së Grykës së Llapushnikut kishte dezertuar duke i lenë shume ushtare të plagosur që të vdesin, dhe ju ishte bashkangjitur forcave paramilitare serbe në Drenas. Dhe jo vetëm kaq, ai pas luftë ishte njeri nga përfituesit me të mëdhenjtë në kurriz të dëshmoreve dhe familjeve të tyre. Ramiz ti e zgjodhe për nënkryetar tendin

GANI SYLA – Shef Kabineti – Ganiun e kishin shkarkuar vet strukturat e PDK-së dhe vet Ramizi për manipulim me fondet e Komunës sa ishte Kryetar, e kishin shantazhuar, e kishin përzënë nga komuna dhe nëfund i kishin thëne njeri i pashkollë. Sot ai njeri i pashkollë qe ishte  nuk ka kryershkollë tjetër, por me shkollën e mesme ti e ke Shef Kabineti Ramiz. Ku mbet profesionalizmi yt që e promovove gjatë fushatës? Ku mbeten të shkolluarit?

ANITA AVDULLAHU – Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik – Ramiz ke pas premtuar se bujqësia ka mëqenë njëra nga prioritetet tuaja, madje ke premtuar edhe zyre për projekte falas, por si duket në këtë sektor e ke venënjëparukiere, floktare që dine me e kreh mire këtë drejtori. Ku mbeten profesionalistet Ramiz?

BETIM BERISHA  – Drejtor për Planifikim Urban dhe mbrojtje të Mjedisit – njeriu që më se shumti e ka shkatërruar Drenasin në 10 vitet e fundit. Njeriu që në kohen sa ishte duke u shtruar autostrada bashkëpunonte me serbet e Beogradit dhe sillte kamionit me germa çirilice në Drenas, njeriu i cili ka disa aktakuza dhe madje edhe me vendim të prerë për 6 vite burg dhe asnjëherë nuk e ka mbajtur asnjë dite. Madje ai është drejtor i juaji dhe ju e mbroni krimin e tij. Ramiz mos je hy me i mbrojte bizneset e pista?

AURORE BERISHA – Drejtoresh e Inspeksionit – një njeri e cila nuk ka lidhje me problemet të cilat ballafaqohet Drenasi, nuk është e kualifikuar madje një kundërshtarë e zjarrtë e juaja gjatë fushatës.

LUMNIJE KRAPI – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë – Personi qëështë uzurpatore në Lagjen e Re në Komoran, madje burri i saj i dënuar për biznese të jashtëligjshme. Ramiz po të pyes publikisht si do i lirosh pronat nga uzurpatoret me një drejtoresh delitante dhe uzurpatore. Ndoshta Ramiz i ke hy pazarit herët me prona?

ILIR SHALA – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ramiz në fushat kë thënë se shëndetësia do jetë prioritet, dhe me trego se çka do ndryshoj kur pikërisht ishte ky Drejtor që kishte dështuar në shëndetësinë në Drenas. Ndoshta me tëvërtetëFerat Shala të ka thëne mëmbajte në takimin e fundit, dhe të ka shantazhuar apo të ka premtuar ndonjë lekë! Ramiz nuk ka ndryshim kështu.

FLUTURA AVDIU – Drejtoresh për Kulturë Rini dhe Sport – Ramiz ke thëne se nuk do beje koalicion me askë ( përveç smarrëveshjes parazgjedhorë me Izet Ibrahimin dhe listën e tij), me thuaj si paske bere marrëveshje të fshehur me AKR-në duke ja dhënënjë Drejtori, sepse Flutura ka qene anëtare kryesisë së AKR-së, ka punuar me AKR-në dhe në zgjedhjet për Balotazh ka votuar Isa Xhemajlan. Ramiz me thuaj se sa thelle të ka hy tradhtia në shpirt duke e ndëshkuar elektoratin që të bëri fitues prej humbjes dhe duke qeverisur me intrigantët, shantazuesit dhe kriminelet ekonomik.

Ke thëne se njerëzit me dosje do i dërgosh në shpi apo jo! SadikTahiraj me gjithë ato krime që ka bere më arsimin nëDrenas vetëm ja paske ndërruar drejtorin, dhe Ramiz kështu nuk behet ndryshimi.

 

Me ketë kabinet Ramiz jo që me zhgënjeve mua dhe qytetarët e Drenasit, por ridëshmove se në Drenas sundojnë vetëm sojet si ti ku tradhtinë dhe biznesin e kanë në shpirt. Turp që e mban namin e FehmiLladrovcit dhe mburresh në emër të tij, turp qëshfrytëzon të vdekurit me ideale të larta për të mbijetuar në politik. Pra,Ramiz haram të qoftë vota ime, vota e familjes sime dhe gjithë qytetareve të Drenasit.

Ti me shumë se çdo kush e paske vendos ta mbajë krimin në pushtet, por shihemi në vjeshtë se edhe atëherë nuk do me dhimbet djersa për ta paguar biletën dhe për të ardhur të punoj kundër krimit, ashtu siç të ndihmova ty dhe ti na tradhtove.

 

Hajriz Hyseni – Dortmund Gjermani