Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Varosh të Ferizajt. Aty hajdutët depërtuan në shtëpitë e vëllezërve Heta, ku morën hiç më pak se 12 mijë euro.
Atë kohë asnjë anëtar i familjes nuk gjendej në shtëpi, derisa të njëjtit dyshojnë se dikush i përcolli kur shkuan mysafir për iftar.
Me rastin po merret edhe policia, që tashmë ka filluar hetimet.
“Na e kanë bastisur komplet shtëpitë derisa i kanë gjetur komplet paratë në vlerën e diku 12 mijë eurove”, tha Fadil Heta, pronar i shtëpisë.