[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hajnat operojnë në Kodrën e Diellit



Nga 28 janari deri më 9 shkurt nga persona ende të paidentifikuar është kryer vjedhje në vikend shtëpinë e personit F.M.(36) nga Shkupi që ndodhet në Kodrën e Diellit.

Personat e paidentifikuar në vikend shtëpinë e F.M. janë futur nga dera e verandës dhe kanë marrë 2 LCD televizorë, 4 panele për ngrohje dhe një kalorifer, duke dëmtuar pronën private të F.M. në vlerë prej 79.000 denarë.

Pas kryerjes së ekspertizës  ligjore nga ana e organeve kompetente, po punohet në ndriçimin  e rastit në tërësi.