[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hajnat e çuditshëm të Vushtrrisë, ja se çfarë i vjedhin një veture



Në mëngjesin e ditës së djeshme një veturë në Vushtrri ishte cak i hajnave. Ata nuk deshën ta vjedhin veturën. I morën disa gjëra të vlefshme brenda saj.

Megjithëkëtë, Policia e Kosovës ka arritur që të kapë të dyshuarit, por të njëjtit i ka liruar pas intervenimit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit nga vetura VW kanë vjedhur një bateri në vlerë prej 60 eurosh një kasetofon në vlerë prej 100 €, zmadhuesin e zërit dhe disa sende të tjera. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.