Kandidati dhe asamblisti i Vetëvendosjes në Junik, Florim Shala para pak çastesh ka penguar në punë komisionerin Arsim Miroci duke mos e lënë ta kryejë detyrën zyrtare.
Reporteri.net ka siguruar një video e ku shihet se Florim Shala, ka penguar në punë komisionerin duke iu drejtuar me fjalët “hajn lshoma dorën, nuk ka të drejtë ai me ma prekë dorën”, “Hajde dil jasht ta tregoj qejfin hajn, pis”.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen edhe Policia e Kosovës.
Ndryshe, sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna të Kosovës dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi./Botapress.info/