Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për kandidaturën e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës.Ai ka thënë se AAK-ja ka pasur vota të mjaftueshme në Prishtinë qysh nga zgjedhjet e para në Kosovë.“Vota ka pasë, qysh në zgjedhjet e para kemi pasur diku 9 mijë vota, që atëherë kanë qenë mjaft shumë. Por, me kalimin e kohës e kemi lënë anash Prishtinën, që mendoj se ka qenë e gabueshme. Shumë njerëz ma kanë kërkuar kandidaturën e Dautit, përfshirë këtu mjaft shumë figura të njohura që na kanë thënë se është mirë që të veprohet kështu”, ka thënë Haradinaj në Dukagjini.
Njoftimi se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për Komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen pas disa muajsh, ka ardhur para pak çastesh nga vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.