Burime të gazetes bëjnë me dije se kjo Listë po synon t’i imponoj kandidatët e saj në ato komuna ku kandidatët e kësaj Liste morën përkrahje të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Se do të kenë kandidatët e tyre për kryetar të komunave e thotë edhe Faton Peci nga kjo Listë.
“Jemi në fazën finale të bisedimeve me Vetëvendosjen duke i përcaktuar emrat më kredibil që do t’i ofrojmë në partneritet me VV-në. Do të kemi kandidat të propozuar nga Lista Guxo për kryetar të komunave. Bashkërisht do të vlerësojmë se cili kandidat ka më shumë kredincaile dhe përkrahje më të madhe të qytetarëve për ta fituar atë komunë”, ka thënë Peci.
Në anën tjetër, Xhevat Demaj, koordinator i kësaj Listë në Istog ka thënë për “Indeksonline”, se tanimë i kanë bërë ofertë zyrtare Vetëvendosjes në Istog që kandidati i përbashkët për kryetar të kësaj komunë të jetë propozim nga radhët e Listës Guxo.
Përveç Istogut, kandidatët për deputetë të Listës Guxo kanë marrë përkrahje të madhe në zgjedhjet e fundit edhe në Pejë, Mitrovicë e disa komuna tjera./Botapress/