• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Guri i Zi i Mekës, siç nuk e keni parë kurrë më parë

nga Bota Press
6 Maj, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Një agjenci e qeverisë Saudite, ka njoftuar se janë ekspozuar, për herë të parë, fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Imazhet e al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi, janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar. Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 foto të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Guri u fotografua për shtatë orë, thanë autoritetet.

Një anëtar i studimeve Islame, në Universitetin e Oksfordit, tha për CNN se është hera e parë që ka një foto digjitale të zmadhuar të gurit, për ta parë atë nga afër dhe për të kuptuar që nuk është në të vërtetë i zi, sic dihet.

“Në traditën myslimane, guri konsiderohet të jetë një relikt i shenjtë, dhe ndonëse është e pashembullt të shohësh një fotografi të gurit, duket se shkenca po luan një rol të madh edhe në fe”, shtoi ai.

Guri është i përshtatur me argjend të pastër në këndin juglindor të Qabes (Ka’bah), ndërtesa në formë kubi e ndërtuar, sipas Kuranit, nga Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili.

Meka konsiderohet si qendra shpirtërore e Islamit dhe në të çdo vit, kryhet pelegrinazhi më i rëndësishëm vjetor. Gjatë Haxhit, adhuruesit ecin në drejtim të kundërt të orës rreth monolitit të zi, duke prekur apo puthur al-Hajar al-Aswad kur kalojnë pranë.

Sipas studiuesve të islamit, guri fillimisht ishte i bardhë, jo i zi. Mendohet se njerëzimi duke prekur gurin dhe duke kërkuar falje nga Zoti, u shndërrua i zi, duke pasqyruar mëkatet e njerëzimit.

Shkencëtarët theksojnë se guri mund të jetë një meteorit, ose të ketë rënë nga qielli. Megjithatë, njerëzit e puthin gurin sot dhe e shohin si të shenjtë sepse Omar, kalifi i dytë mysliman, u tha ndjekësve se ai kishte parë Profetin Muhamed ta bënte atë.

Tags: guri ziMeka

Të ngjashme

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për ditën e premte

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

E rëndë: Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Bajrami reagon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Ky është parashikimi i motit për ditën e premte
  • E rëndë: Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës
  • Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përmbyset kamion, ka të vdekur
  • Bajrami reagon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
  • Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.