[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gruevski akuzon Zaevin për trazirat në Kuvend



VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit vazhdon ta akuzojë LSDM-në e Zoran Zaevit si përgjegjëse për atë që ndodhi në sallën e Kuvendit.

 

 

 

Sipas partisë së Gruesvkit, me tentimin e formimit të institucioneve paralele në shtet, demokracia kthehet mbrapa dhe dëmton rëndë republikën e Maqedonisë, transmeton alsat.

“LSDM ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Kjo është shkelje direkte e karakterit unitar të shtetit. Dhuna politike e LSD-së në fund eskaloi në dhunë fizike. Tentimi joligjor nga ana e LSD-së që të emërojë Talat Xhaferrin për kryetar të Kuvendit, ishte një provokim ndaj popullit maqedonas”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.