Një grua rreth 60 vjeç ka shkuar mbrëmë në spital pasi kishte pësuar atak në zemër. Mjekët në urgjencën e spitalit Civil të Palermos, Itali bënë gjithçka për ta shpëtuar, por gruaja vdiq.
Mediat italiane raportojnë se sapo mjekët kanë dhënë lajmin për vdekjen, familjarët e gruas kanë dëmtuar urgjencën.

“Kemi qenë dëshmitarë të skenave”, tregojnë mjekët dhe infermierët.
“Ata shkatërruan gjithçka që gjetën, duke shkaktuar dëme prej mijëra eurosh”.

Për t’i dhënë fund shkatërrimit, në urgjencë kanë shkuar njësitet e Policisë, ku edh kanë ndaluar disa nga familjarët.