Bashkeshortja e zv.ministrit të arsimit dhe ish-asambelistja e LVV’së, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka goditur ashpër Qeverinë e Kosovës.
“Ky është kapitalizem i semurë. E pabesueshme”, shkroi Latifi-Pupovci në postimin e ish-zëvendës ministrit në qeverinë Kurti I, Edion Jakurtit, i cili kritikoi ekzekutivin në lidhje me mosprocesimin e pagave ndaj 25 mijë mësimdhënësve.
Ekonomisti Jakurti ka thënë se në veri është në rregull që të mos detyrohet KEDS-i që ose t’i inkasojë faturat, siç e ka obligim kontraktual, ose të lëshojë rrugë për shtetëzim dhe, vetëm në 3 vitet e fundit, t’i ndahen KOSTT-it 67.7 milionë euro për ta paguar rrymën atje – 10 milionë në 2020, 17.7 milionë në 2021, dhe 40 milionë me 10 gusht 2022, ndërsa në anën tjetër, për të mos i paguar mbi 25 mijë mësimdhënës krijohet precedent duke e interpretuar një nen të një ligji në një mënyrë që mund të kontestohet lehtësisht nga një nen tjetër i po të njëjtit ligj.
Sipas Jakurtit, një veprim i tillë, ndikon negativisht në mirëqenien e rreth 100 mijë qytetarëve në kohën kur inflacioni është me siguri mbi 13% e paralajmërimet për problemet me energji këtë dimër janë të frikshme.
“Kjo nuk është socialdemokrate.” – shkroi Jakurti.
Postimi i plotë:
Komenti në postim: