[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gruaja e Arben Xheladinit kërkon drejtësi



Arlinda Sylejmani-Xheladini, bashkëshortja e Arben Xheladinit i cili bashkë me Mon Balajn ishte vrarë 10 vjet më parë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje  kundër implementimit të planit të Ahtisaarit ka thënë se nuk është bërë asgjë për t`u vënë drejtësia në vend dhe se kanë angazhuar edhe  avokat nga Amerika për këtë rast, njofton Klan Kosova.

Xheladini e Balaj u vranë më 10 shkurt të vitit 2007 nga pjesëtarë të policisë rumune të UNMIK-ut , për zhvillimin e një procesi penal ndaj të cilëve pengesë ishte bërë imuniteti i tyre.

Sot me rastin e përvjetorit të dhjetë të vdekjes së Balajt dhe Xheladinit pos familjarëve, edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bën homazhe tek varrezat e tyre në Prishtinë dhe Podujevë.

Homazhe janë bërë edhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë” ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore, njofton Klan Kosova.S-S