[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gruaja dhe vajza e Trumpit, më të famshëm se vet presidenti amerikan (Foto)



Si rezultat i një sondazhi, Ivanka dhe Melania Trump kanë dalur më të popullarizuara në publik sesa presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump.

Paraqitja publike e gruas së Trumpit, Melanias në inaugurimin e burrit të saj si president dhe vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë, duke se e kanë pasur efektin e vet, pasi ajo ka pasur ngritje në popullaritet duke e kaluar edhe Donald Trumpin, transmeton lajmi.net.

49% e njerëzve e favorizojnë Zonjën e Parë të Amerikës, kurse 30% janë kundër saj.

Para Donald Trumpit, për kah popullariteti është edhe vajza e tij, Ivanka Trump, e cila për 47% të njerëzve është shumë e favorizuar.

Në mesin e tyre, i fundit del presidenti amerikan dhe atë me një shifër të lartë të negativitetit me rreth 41%.

Ky sondazh është realizuar nga Politico/Morning Consult, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se publiku nuk ka pasur ndryshim radikal për favorizimet në familjen e Trump.