• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Greva në arsim, reagon UNICEF: Fëmijët t’i kthehen mësimit sa më parë

nga Bota Press
30 Shtator, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka reaguar pasi greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar më këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor.

Deputetja e LDK-së: Kjo Qeveri as nuk po di, as nuk po dëgjon

 

UNICEF ka thënë se duhet të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe që ata t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.

Sipas UNICEF, privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-I është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19. Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi I vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’I kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagimin e UNICEF.

Ndryshe, sot pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

Në një komunikatë për media, SBASHK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.

Tags: shkollaUNICEF

Të ngjashme

Lajme

Ka qenë në lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove virale me këngëtarin

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Lajme

Pas BBVK, flet Stresi se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Kejsit

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Lajme

Nuk është takuar akoma me Kiarën, Efi zbulon arsyen

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Botë

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Ka qenë në lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove virale me këngëtarin
  • Pas BBVK, flet Stresi se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Kejsit
  • Nuk është takuar akoma me Kiarën, Efi zbulon arsyen
  • As këtë muaj nuk ka shtesa për zyrtarët publikë në Kosovë
  • Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.