[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Greta Koçi: Ti je një nga arsyet se përse unë qesh (Foto)



Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka preferuar gjithmonë ta mbajë larg jetën personale, dhe të mos zbulojë detaje rreth saj.

Por ajo së fundmi, ka publikuar një set fotografik ku mjaft seksi dhe sensuale, e veshur tërësisht me rozë.Por e veçanta e kësaj fotoje qëndron tek përshkrimi që i ka bërë bukuroshja shqiptare.

“Ti je një nga arsyet se përse unë qesh”, shkruan Greta në Facebook.

Mesa duket këngëtarja më në fund ka rënë në dashuri dhe dëshiron që edhe ndjekësit e saj në këtë rrjet social ta marrin vesh.

Ndryshe, Greta është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Theksojmë se kënga e fundit e Gretës në bashkëpunim me Nurteel ‘A ja vlejti’ ka marrë mbi dy milionë klikime në Youtube.