Në seancën administrative të mbajtur sot, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur Kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.
Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.
Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet. /Gazeta Botapress/