Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”.
Kështu ka thënë Richard Grenell, i emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë.
Dhe jo vetëm me ShBA-në në krizë, thotë ai, por edhe me Bashkimin Evropian.
Grenell thekson se prej presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës e te kryeministri i fundit para qeverisë së Vetëvendosjes, Avdullah Hotit, marrëdhëniet kanë qenë bipartizane, me marrëdhënie “të shkëlqyeshme” si nga administratat Republikane e te ato Demokrate.
Por, jo edhe me Kurtin, sipas Grenellit.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë-ShBA (edhe Kosovë-BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.