[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Graniti me mesazh emocionues për Arsenalin (Foto)



Granit Xhaka do të jetë vetëm tifozë për Arsenalin në ndeshjen kundër Southampton, e vlefshme për FA Cup

Mesfushori shqiptar u dënua me katër ndeshje pas kartonit të kuq që mori ndaj Burnley dhe për këtë ai nuk do të luajë ndaj Southampton.

Por, Xhaka thotë se do ta mbështesë me gjithë zemër skuadrën që do të luajë një sfidë të rëndësishme si mysafirë.

“Stërvitja e sotme për ndeshjen ndaj Southampton e vlefshme për FA Cup. Edhe përkundër se nuk do të jem në fushë, do ta mbështesë me gjithë zemër skuadrën dhe shpresoj në kualifikim”, ka shkruar Xhaka. /Express/