[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Grafite serbe në muret e shkollës në Obiliq



 

 

 

Botapress, 23 prill Grafite serbe jane vene re ne muret e Shkolles Pandeli Sotiri ne Plementin te Obiliqit.

Kete akt e kane denuar autoritetet lokale te komunes se Obiliqit.

Partia Fjala permes nje komunikate per medie ka denuar  njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

Në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës

Ky vandalizim dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar.

Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli.

Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës.