[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Grabovci: Me dështimin e Mustafës, vendi duhet të shkoje në zgjedhje (VIDEO)



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar në Bruksel me Komisionarin Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos për të diskutuar hapat përfundimtarë të nevojshëm për të përmbushur kërkesat e mbetura të dialogut të liberalizimit të vizave me Kosovën.

 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Tove tha për Tribuna Channel se Avromoplos vlerëson përpjekjet e kryeministrit Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi dhe por që ka kërkuar nga ky i fundit që demarkacionin ta dërgojë në Kuvend.Si i tillë ky kusht i BE-së mbetet i pa ndryshueshëm, dhe i pa negociueshëm.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, e konsideron si dështim hapin e kryeministrit Mustafa për largimin e këtij kushti për liberalizim të vizave.Madje Grabovci tha se nëse nuk kryhen çështjet madhore për të cilën kanë lidhë koalicion, atëherë duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve.