[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Grabitje me armë në Pejë



Në fshatin Gllaviqicë të Pejës dje ka ndodhur një grabitje me armë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Sipas komunikatës për media thuhet se i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka grabitur 256 euro viktimës, burrë shqiptar, në vendin e tij të punës, transmeton Koha.net.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.