Një person ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, aty kishte shkuar një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur i cili nën kërcënim të armës i ka grabitur rreth 400 euro para të gatshme dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Grabitja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në Pejë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin./Botapress.info/