Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në një pompë në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’ në Ferizaj.
Burimet e Gazetës kanë bërë të ditur se një person, i cili ende nuk është identifikuar, ka arritur që nën kërcënimin e armës të marrë rreth 1000 mijë euro nga punëtorët.
Menjëherë pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar me shpejtësi që aty dhe deri më tani nuk është arritur që të lokalizohet vendndodhja e tij.
Gazeta mëson se në kuadër të veprimeve hetimore është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, me ç’rast është parë e gjithë ngjarja e filmuar përmes kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, teksa rasti është iniciuar si ‘Grabitje’.