• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gostia me Vuçiqin në Beograd, Blerim Latifi ka disa pyetje për Ramën

nga Bota Press
4 Nëntor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas darkës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq, raporotn Botapress.

Latifi ia ka parashtruar disa pyetje Ramës, pas publikimit të fotografisë nga kjo darkë. Ai e ka pyetur Ramën se si mund ta quajë vëlla Hashim Thaçin e të ulet në darkë me “ata që kanë sajuar dhe dërguar në Hagë qindra dosje për ta dënuar Hashim Thaçin” dhe me “ata të cilët nuk lanë gur pa lëvizur që ta rrënojnë shtetësinë e Kosovës”.

“ Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, duke kuptuar dobësinë aktuale të Bashkimit Europian dhe shpërqendrimin e Amerikës, i janë i rikthyer planeve për të rindërtuar hegjemoninë e re serbe në rajon?

Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, të nxitur nga Rusia, kërcënojnë hapur ta ndezin flakë edhe njëherë Bosnjën, ndërsa vetëm pak kohë më parë e kanë shkatërruar sovranitetin e Malit të Zi, duke sjellë në pushtet një qeveri, të cilës NATO refuzon t’i japë informacionet sekrete të saj, edhe për kundër faktit se Mali i Zi është anëtar i saj? A nuk tregon gjithçka ky refuzim?”, kanë qenë dy pyetjet e tjera të Latifit drejtuar Ramës.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një foto nga darka që ka ngrënë sonte para takimit të radhë të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi, Edi Rama, përkatësisht Zdravko Krivokapiq.

Në këtë darkë është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veritu, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, ana Brnabiq. Vucic ka shkruar në rrjete sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”.

Postimi i tij i plotë i Latifit:

I kam kundërshtuar gjithmonë ata që tek Edi Rama shohin një rimishërim të Esad Pashë Toptanit të viteve 1913-15 apo të Ahmet Zogut të vitit 1924. Janë rrethana të tjera historike dhe për dallim prej tyre Ramës nuk i duhet ndihma e Beogradit për ta marrë ose mbajtur pushtetin në Tiranë. Por kur e shoh fotografinë nga darka e mbrëmshme në Beograd, nuk mundem të mos i shtroj disa pyetje, thjesht morale:

– Si është e mundur moralisht ta quash Hashim Thaçin vëlla dhe njëkohësisht të ulesh në një darkë miqësore me ata që kanë sajuar dhe dërguar në Hagë qindra dosje për ta dënuar Hashim Thaçin me dënimin më të rëndë që mund të marrë një njeri: për krime kundër njerëzimit?

– Si është e mundur moralisht që, si kryeministër i Shqipërisë, të ulesh në një darkë miqësore me ata të cilët nuk lënë gur pa lëvizur që ta rrënojnë shtetësinë e Kosovës?

– Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, duke kuptuar dobësinë aktuale të Bashkimit Europian dhe shpërqendrimin e Amerikës, i janë i rikthyer planeve për të rindërtuar hegjemoninë e re serbe në rajon?

– Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, të nxitur nga Rusia, kërcënojnë hapur ta ndezin flakë edhe njëherë Bosnjën, ndërsa vetëm pak kohë më parë e kanë shkatërruar sovranitetin e Malit të Zi, duke sjellë në pushtet një qeveri, të cilës NATO refuzon t’i japë informacionet sekrete të saj, edhe për kundër faktit se Mali i Zi është anëtar i saj? A nuk tregon gjithçka ky refuzim?

Unë e kuptoj vullnetin e mirë të Ramës për një Ballkan që ecë përpara, por vullneti i mirë dhe Beogradi janë dy gjëra që kurrë s’kanë shkuar dhe vazhdojnë të mos shkojnë bashkë.

Tags: Vuciq Edi Rama

Të ngjashme

Kosovë

Drejtori i BKS-së tregon si funksionojnë sigurimet e jetës

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me armë fëmijën e saj 5-vjeçar

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, rahovecasi rrah bashkëshorten

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Drejtori i BKS-së tregon si funksionojnë sigurimet e jetës
  • E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me armë fëmijën e saj 5-vjeçar
  • Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë
  • Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, rahovecasi rrah bashkëshorten
  • Deri tani, katër të vdekur nga moti i keq në Gjermani

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.