[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Goli i Messit në fund të ndeshjes, e çmend gazetarin e “AS” (Video)



Golin e Leo Messit e ka përjetuar rëndë edhe gazetari i të përditshmes madrilene “AS”, Tomas Roncero, i cili nuk mund t’u besojë syve që argjentinasi shënon për 2:3 në sekondat e fundit.

Barcelona e ka fituar “El Clasicon” e dytë për këtë edicion, duke e mposhtur 3:2 Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, ku tashmë është hapur seriozisht gara për titull, transmeton Gazeta Express.

 

Gazetari i “AS”, Tomas Roncero – e ka përjetuar rëndë golin e Leo Messit, pak minuta pas i gëzohet atij të James Rodriguez, që barazoi rezultatin në 2:2 me 10 lojtarë në fushë.