[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Goditja e ortekut në Itali: Rritet numri i të vdekurve



Numri i të vdekurve pas goditjes së ortekut në hotelin Rigopiano në Itali ka arritur në 24.

Zjarrfikësit kanë arritur të gjejnë edhe gjashtë trupa të tjerë nën rrënojat e hotelit, duke uluur numrin e të zhdukurve nga kjo tragjedi në pesë, transmeton Klan Kosova.

11 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi.

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni i ka quajtur ekipet e shpëtimit dhe emergjencave si shembull të mrekullueshëm të qytetarisë.

“Falenderimi për 11.000 personat që janë angazhuar në shpëtimin e jetëve të njerëzëve duhet të jetë shumë i fuqishëm dhe unanim”, ka thënë ai