• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Goditja e grupit kriminal në Prishtinë, dalin pamjet nga aksioni ‘Porosia’ ku u kapën të dyshuarit

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Policisë në koordinim me Prokurorinë, që rezultoi me arrestimin e katër personave që dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari kriminale që një periudhë të caktuar.

Grupi kriminal që u godit nga Policia ka qenë objekt hetimi që disa muaj dhe dyshohen për tentim vrasje, rrahje, detyrim, zjarrvënie e vepra të tjera kriminale. Driton Sylejmani, Hyseni Hoxha, Xhevdet Mehanja dhe Tefik Shalaku, janë të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

LEXO EDHE KETE

“Rasti Sekiraqa” e “Vrasja e trefishtë” – rastet që rëndonin mbi 48 vjeçarin që mbeti i vrarë në Kaçanik

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, ky grup dyshohet se KA operuar me pagesë, për t’u angazhuar me para për rrahjen e personave të caktuar. Hetimet e zhvilluara deri më tani kanë zbuluar së paku 6 persona, të cilët janë identifikuar si subjekt i “trajtimit” nga ky grup.

Tashmë janë publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarve dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Burimet thonë se të dyshuarit kanë kryer veprimtari kriminale me porosi, varësisht nga vepra që kanë kryer. Të dyshuarit e kanë caktuar çmimin varësisht prej intensitetit të plagosjes, rrahjes, djegies së veturës e të tjera.

Anëtarët e këtij grupi kriminal janë kapur gjatë ditës së djeshme gjatë aksionit të zhvilluar nga Policia në disa lokacione në Rajonin e Prishtinës, në asistim me Njësinë Speciale dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se katër personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si: Vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie, privim i kundërligjshëm nga liria, detyrim, posedim i paautorizuar i armëve e vepra të tjera.

Tentim vrasje, rrahje, detyrim e zjarrvënie: Sinjali sjellë emrat e katër të arrestuarve për veprimtari kriminale

Përveç arrestimeve, të njëjtat burime thonë se gjatë kontrolleve që janë kryer nga ana e Policisë janë sekuestruar së paku gjashtë armë, dy vetura, disa telefona e mjete të forta, që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.

Katër personat e arrestuar që dyshohen se janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme pas shoqërimit në stacion policor, janë intervistuar dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Botapress.info/

Tags: arrestimigrupikriminal

Të ngjashme

Botë

Tërmeti tragjik, mjeku shqiptar tregon sii e nxorën nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Botë

Lot gëzimi, 8- vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar në rrënoja

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Tentoi t’i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën, ish-futbollisti s’e mban të qeshurën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Tërmeti tragjik, mjeku shqiptar tregon sii e nxorën nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç
  • Lot gëzimi, 8- vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar në rrënoja
  • Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar
  • Tentoi t’i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën, ish-futbollisti s’e mban të qeshurën
  • Tërmeti në Turqi, gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.