Organizata Global Shapers Prishtina po vazhdon me organizimin e platformës Social Innovators Speaking Series, ku në edicionin e dytë të saj ka për temë diskutimi “Ligjin për Ndërmarrje Sociale”.
Në Dhjetor të vitit të kaluar Qeveria Kosovës ka miratuar këtë ligj, të cilin organizata GSP e konsideron si hap pozitiv drejt zhvillimit të vendit, duke marrë parasysh mundësitë që i krijohen shoqërisë në përgjithësi, veçanërisht të rinjëve, pas miratimit të këtij ligji.
Ne konsiderojmë konceptin e ndërmarrjeve sociale si një formë e mire për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Nëpërmjet këtij koncepti mund të realizohen ide innovative të cilat gjenerojnë të hyra dhe hapin vende të reja pune në komunitet, duke
zgjidhur një problem të caktuar.
Në këtë panel do të diskutojmë më gjerësisht se sa është i përshtatshëm ky ligj për Kosovën ky ligj, çfarë përmban më konkretisht dhe cilat janë komponentat përcjellëse që ndihmojnë në implementimin e tij. Si do t’iu lehtësoj punën ndërmarrësve social ky ligj? Çfarë potenciali ka
diaspora në investimin për përkrahjen e ndërmarrësisë sociale? Cilat janë storiet e suksesit në Kosovë që tanimë ekzistojnë si ndërmarrje sociale dhe cfarë mund të bëjë Kosova më shumë në raport me trendet botërore në këtë fushë?
Panelistët me të cilët do të elaborojmë këtë temë janë:
Arban Abrashi – Ministër/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Liza Gashi – OJQ – Gemini – Kosovë
Alfred Pjetri – OJQ – Caritas Kosova
Mentor Dida – OJQ – ASHOKA SHBA
Nëpërmjet platformës Social Innovator Speaking Series ne synojmë që t’i ofrojmë audiences, me fokus të rinjëve, informacione për ndërmarrësinë sociale, dhe të inspirojmë të ndërmarrin edhe vet nisma shoqërore. Platforma poashtu synon të nxis bashkëbisedimin në komunitet për
zgjidhjen e problemeve që na shqetësojnë në fusha të ndryshme nëpërmjet këtyre ndërmarrjeve.
Platforma organizohet nga organizata Global Shapers Prishtina, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich-Ebert Stiftung dhe Kolegjit Universum.
Global Shapers Prishtina është pjesë e komunitetit global të të rinjëve (Global Shapers Community) iniciativë e forumit botëror të ekonomisë. Ky komunitet aktualisht gjendet në 440 qytete të botës, dhe numëron më shumë se 6630 anëtarë të rregullt dhe 311 alumni.