[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjyshja që mbushi 104 vjet, thotë se shëndetin e ka nga një çokollatë (Foto)



Jessie Prentice nga Britania e Madhe, që këto ditë i ka mbushur 104 vjet, pretendon se shëndetin e ka nga çokollata.

Gjatë tërë jetës ajo e kishte ngrënë nga një tablo të tërë për çdo ditë, pa marrë parasysh se nga cili prodhues ishte.

Mbushi 104 vjet duke ngrënë për çdo ditë nga një çokollatë

Madje, kjo gjyshe ka vozitur deri në moshën 94-vjeçare, ndërsa para katër vitesh ka shkuar të jetojë në një shtëpi për të moshuar.

“Gjithmonë ka qenë atraktive dhe e dashur. I do fëmijët dhe tërë kushërinjtë, ndërsa nuk harron ta ha çokollatën”, ka thënë një kushërirë e saj, lidhur me rastin.

Mirëpo, jetëgjatësisë dhe shëndetit të gjyshes së nëntë nipërve, i ka ndihmuar shumë që nuk ka tymos kurrë duhan.