Vidar Stensland është i familjarizuar me Kosovën pasi që punon si gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Në njoftimin e publikuar sot nga Gjykata Speciale ndër të tjera shkruan se Vidar Stensland do jetë pjesë e kësaj Gjykate.
Stensland është i familjarizuar me Kosovën pasi që punon si gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Njëri nga rastet më të rëndësishme që ky gjyqtar vendosi në Kosovë, në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues, ishte rasti i Gani Gecit.
Më 3 qershor të vitit të kaluar, Stensland ishte kryetar i trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, që dënoi me 4 vjet e gjysmë burg Gani Gecin, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Prokuroria në këtë rast pretendonte se Geci kishte kryer vrasje të rëndë, ndërsa në fund të procesit trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Stensland gjykoi se vrasja ishte kryer në gjendje të afektit të rëndë mendor.
Procesi gjyqësor në këtë rast tashmë është në Gjykatën e Apelit, ku pritet të shqyrtohet ankesa e prokurorit.