• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjykata merr vendim për “Patron” nga Prizreni, qëndroi në arrati për 4 muaj pasi iu gjet drogë në shtëpi

nga Bota Press
29 Mars, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Patriot Morina nga Prizreni, i njohur me nofkën “Patro”, i cili dyshohet për posedim të drogës ka përfunduar të premten në prangat e Policisë, pas një muaji në arrati. I riu dyshohet për rastin e 1 dhjetorit 2021, kur Policia në Prizren gjeti drogë në shtëpinë e tij. “Patro” është dërguar në mbajtje nga 25 marsi dhe ndaj tij është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, të cilën e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë, Marcel Lekaj. Në një përgjigje me shkrim, Lekaj njoftoi se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, e cila masë mund të zgjasë deri me datë 25 prill.

Morina po kërkohej nga Policia që disa muaj si i dyshuar për posedim dhe shit-blerje të drogës, pasi në shtëpinë e tij më 1 dhjetor të vitit të kaluar u gjet marihuanë e kokainë.

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 01 dhjetor 2021, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë familjare, pa autorizim blen, posedon, shet dhe shpërndan substanca narkotike të cilët janë shpall me ligj si narkotik në atë mënyrë që pas realizimit të një urdhërese për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse e të pandehurit P.M., në dhomën e ndejës së shtëpisë në prezencë të prindit – babait të tij, janë gjetur:

– substanca narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 0.59 gr,

– 7 (shtatë) qese najloni të zbrazura,

– 2 (dy) foli, 1 (një) alumini dhe 1 (një) najloni,

– 1 (një) qese najloni me 7 (shtatë) foli alumini me substancë narkotike e llojit ëmarihuanë me peshë prej 9.96 gr.,

– substancë e narkotikut e llojit marihuanë në peshë prej 0.12 gr.,

– 1 (një) pjatë me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë,

– 1 (një) peshore digjitale Unit king ngjyrë e bardhë, në banjo të shtëpisë te sholja e ujit janë gjetur edhe 4 (katër) qese najloni,

– 3 (tre) foli alumini me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 661.15 gr., ndësa në dhomën e gjumit është gjetur 1 (një) boks hekuri dhe 1 (një) thikë ngjyrë e gjelbër.”

“Patro” dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi që posedon drogë mund të dënohet me burgim deri në 8 vjet.

“Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: ArrestimnarkotikPrizren

Të ngjashme

Lajme

Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Ekskluzive

Paralajmërimi i frikshëm nga “Kukulla e hekurt” e Putinit, kërcënon se raketa “Satan II” do godasë Shtëpinë e Bardhë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve
  • Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting
  • Ekspertë ushtarakë drejt Bosnjës: S’lejojmë që Ballkani të bëhet shesh loje i Putinit
  • Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit
  • Paralajmërimi i frikshëm nga “Kukulla e hekurt” e Putinit, kërcënon se raketa “Satan II” do godasë Shtëpinë e Bardhë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.