Menaxheri i Logjistikës në kompaninë “Besa Security”, Milaim Lipovica po vazhdon të mbahet në paraburgim si i dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi në nëntor të vitit 2021. Lipovica dyshohet se ka ndihmuar për të grabitur paratë nga furgoni i kompanisë që shërbente. Sinjali mëson se ndaj tij dhe të dyshuarve të tjerë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë.
Sipas burimeve të Sinjali, kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gjykata ka marrë vendim që Milaim Lipovicës, Besim Kasumit dhe Kushtrim Xhakës t’u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj.
Gazeta më 5 mars ka raportuar ekskluzivisht se si ishte përgatitur gjithçka dy javë para se të ndodhte grabitja.
Detajet se si ndodhi grabitja e parave më 18 nëntor 2021, duke sulmuar me breshëri plumbash automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës ProCredit, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm./Sinjali.com.