• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Shqipëri

nga Bota Press
24 Gusht, 2022
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin, që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh, pasi sulmuan dy ushtarë të Shqipërisë.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të tre personat e arrestuar në flagrancë.

Ndaj dy shtetasve rusë, 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva, 23-vjeçarin Mikhail Zorin, si dhe atij ukrainas Fiodor Mihailoviq rëndojnë akuzat “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”, teksa u vlerësua i ligjshëm arrestimi i tyre.

Gjyqtarja e rastit, Pajtime Fetau, tha se pas shqyrtimit të provave të sjella nga prokuroria, u gjykua se dyshimet e akuzës janë të bazuara.

Seanca e gjykimit të këtyre tre shtetasve të huaj u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekrete shtetërore në hetim.

Të shtunën e 20 gushtit, këta tre persona tentuan të futen në uzinën e Gramshit, ku u ndaluan nga dy roje ushtarake. Ata i sulmuan rojet ushtarake me sprej neuroparalizues. Të dy ushtarët kanë përfunduar në spital për shkak të sulmit, me dëmtime të lehta në fytyrë.

Të arrestuarit, në dëshmitë e tyre kanë thënë se janë fotografë dhe se kanë blog ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe që nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu, ata kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshme, si dhe vende të uzinës e territore të braktisura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se rasti po hetohet me seriozitet.

Opozita në Shqipëri ka kritikuar institucionet e sigurisë së vendit për këtë ngjarje, duke thënë se është cenuar siguria kombëtare./Botapress.info/

Tags: GramashShqiperiukraine

Të ngjashme

Kosovë

Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur rrymën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”
  • Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41
  • Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare
  • Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.