Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot shqyrton kushtetueshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Lënda është formuar nga iniciativat që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërkohë që në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht.
Gjykatësi shqiptar pranë kësaj gjykate, Osman Kadriu, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ku vihen në pyetje çështje të karakterit nacional, veçanërisht atij shqiptar.