• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjykata e Apelit, refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj tre ish-drejtuesve të PTK-së

nga Bota Press
10 Dhjetor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Gjykata e Apelit ka marrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, e cila më 21 shtator 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-drejtuesve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion.

Në arsyetimin e aktgjykimit të Apelit për rastin e njohur si “Posta”, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e Prokurorisë Speciale është e pabazuar.

 

Kaq biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë

Apeli ka konstatuar se Prokuroria në ankesën e parashtruar nuk ka specifikuar asnjë shkelje konkrete që janë të përcaktuara në nenin 384, shkelje këto qoftë të karakterit absolut apo të karakterit relativ.

Sipas Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat do ta bënin juridikisht të pa qëndrueshëm aktgjykimin e ankimuar.

Si të pabazuara, Apeli ka konstatuar edhe pretendimet e Prokurorisë Speciale në ankesë për shkelje të ligjit penal.

Edhe pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale për vërtetim të gabueshëm dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji i Gjykatës së Apelit i ka vlerësuar dhe ka gjetur se nuk janë të bazuara.

“Kolegji i kësaj gjykate vlerëson se arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë në raport me provat që janë administruar për faktet që iu viheshin në barrë të akuzuarve, drejtë dhe në mënyrë të plotë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe se janë dhënë arsye se cilat fakte i ka konsideruar se nuk janë vërtetuar, e mbi cilat prova ka vlerësuar mos vërtetimin e atyre fakteve”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Tutje, në këtë vendim thuhet se pretendimet e prokurorisë, se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar gjendjen faktike, pasi që të akuzuarit nuk kanë zbatuar vendimin e ARKEP-it dhe vendimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, janë të pa bazuara ngase këto pretendime nuk rezultojnë që gjendja faktike është vërtetuar gabimisht apo në mënyrë jo të plotë, raporton BetimipërDrejtësi.

“Më konkretisht në asnjërën nga pikat e dispozitiv të akuzës, qoftë kur akuza ishte ngritur fillimisht e edhe kur ishte ndryshuar nga prokurori në rigjykim, të akuzuarve nuk i ishte vë në barrë mosveprimi sipas vendimeve gjyqësore që pretendonte prokuroria në ankesë”, thuhet më tej në këtë vendim.

Lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike që ka për bazë se kujt i është shkaktuar dëmi dhe a ka pasur dëm PTK-ja, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsyet se në veprimet e të akuzuarve nuk është provuar dashja përkatësisht qëllimi i të akuzuarve për shkaktim të dëmit, qoftë ndaj Dardafon.net apo ndaj PTK-së.

“Fillimisht kolegji ka parasysh se, pretendimi i prokurorisë në aktakuzë lidhur me lartësinë e dënimit nuk rezulton që është i mbështetur në asnjë provë, më konkretisht prokurorisë vlerës së dëmit prej 32 milion eurove i referohet gjykimit të çështjes që ishte në Gjykatën e Arbitrazhit, mirëpo Gjykata e Arbitrazhit kishte konstatuar aspekte të çështjes së dhënies në shfrytëzim të shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe çështjes së liferimit të numrave jo gjeografik të serisë 045 7xx xxx”, thuhet në arsyetim të vendimit të Apelit.

“Megjithatë fakti i gjykimit të çështjes nga Gjykata e Arbitrazhit, për këtë kolegj nuk rezulton qëllimi e shkaktimit të dëmit, ngase baza e tillë për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje rezulton se ishte e përcaktuar në kontratën e zbatuar nga ana e vet palëve kontraktuale që kishin paraparë që mosmarrëveshjet eventuale të zgjidhen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit”, thotë vendimi në vazhdim.

Në këtë kontekst kolegji i Apelit ka vlerësuar se çështja e dëmit mund të ekzistoj por jo si pasojë e veprimeve inkriminuese të akuzuarve, ato mund të vijnë edhe si pasojë e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit që ka të bëjë me përgjegjësit kontraktuale që rezultojnë ndërmjet palëve me rastin e zbatimit të kontratës.

Ky rast ka qenë i shenjestruar për liberalizim të vizave dhe ndryshe njihet si rasti “Posta”.

Tags: Gjykata e ApelitRexhë Gjonbalaj

Të ngjashme

Lajme

Nuk por “rehatohet i shkreti”, Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e fundit!

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Lajme

Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Lajme

Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Lajme

Olta Gixhari ekspozon linjat joshëse në paraqitjen nga pushimet në Bodrum

nga Bota Press
10 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Mes tensioneve Shqipëri – Kosovë, Rama e Kurti i bëjnë bashkë dy qeveritë në Gjakovë (Agjenda)
  • Nuk por “rehatohet i shkreti”, Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e fundit!
  • Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër
  • Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës
  • Olta Gixhari ekspozon linjat joshëse në paraqitjen nga pushimet në Bodrum

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.