Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq i ka reaguar ish-ambasadores të Kosovës në Uashington, Vlora Çitakut që tha se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.
Pas deklarimeve të ish-ambasadores së Kosovës, të njëjtës i ka reaguar ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq.
Gjuriq i ka thënë Çitakut se me këtë reagim i ka treguar botës se ajo për të cilën qëndroni në të vërtetë është intoleranca dhe urrejtja etnike.
“Falsifikimi i historisë nuk do të ndihmojë kauzën tuaj, ai vetëm mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje”, ka shkruar Gjuriq./