• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjukanoviq në Kosovë për herë të parë, më 18 maj takon Osmanin, Kurtin e Konjufcën

nga Bota Press
12 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore më 18 dhe 19 maj, vizitë kjo e para e tij në Kosovë si president i Malit të Zi.

Gjukanoviq gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, më 18 maj, do të takohet me të tre liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kreun e ekzekutivit Albin Kurtin dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Vetë Gjukanoviq kishte folur në muajin mars për vizitën që planifikonte ta realizojë në Kosovë.

“Unë deri më tani s’kam qenë për vizitë zyrtare në Kosovë. I gëzohem kësaj vizite. Dua që në këtë mënyrë të kontribuojmë në mirëkuptimin tonë ndërshtetëror”, kishte thënë Gjukanoviq në një intervistë në mars 2022 për KTV-në.

Ai kishte thënë se përmes rritjes së mirëkuptimit ndërshtetor do të rritet edhe cilësia e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Kur ishte pyetur për raportet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, Gjukanoviq kishte thënë se ato janë jashtëzakonisht të mira.

“Marrëdhënia është e mirë, shumë e mirë. Kudo që jemi takuar, dhe kemi biseduar në shumë vende, do të thoja se kjo është një marrëdhenie shembullore”, kishte thënë Gjukanoviq.

Se do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen ka deklaruar edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

“Absolutisht jam i gatshëm dhe me kënaqësi të madhe. E shoh si mungesë dhe faji është te unë pasi kanë ekzistuar edhe thirrjet, por ashtu ka qenë dinamika e punës në qeverinë e kaluar që nuk është realizuar vizita ime zyrtare. Tash si kryeministër do të vij me kënaqësi të madhe”, ka deklarauar Abazoviq në Klan Kosova.

Tags: Albin KurtiGlauk-KonjufcaKosovaMali i ZiMilo GjukanoviqVjosa Osmani

Të ngjashme

Aktuale

“S’i pranojnë vendimet kundër tyre”, problemet e zyrtarëve të VV-së me ligjin shihen si fenomen brenda partisë

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Aktuale

Përforcohet Shqipëria, blen raketa Javelin për ushtrinë

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Aktuale

OBSH bën lëvizjen urgjente! Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi…

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Aktuale

E rëndë: Nxënësi i klasës së gjashtë u gjet i shtrirë në dysheme nga vëllai i tij…

nga Bota Press
22 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Çfarë janë “Terminatorët” rusë që janë parë në Ukrainë?
  • Lideri i parë në parlamentin ukrainas, presidenti i Polonisë përqafon Zelenskyn pas fjalimit
  • Inatet nuk kanë të ndalur për Liverpoolin – U ndezën fishekzjarre për t’i zgjuar nga gjumi lojtarët
  • Ekspertët: Putin po bën të njëjtat gabime si Hitleri, do e humbasë luftën
  • “Zgjedhje këtë vit ose tjetrin”, Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.