“Autoshkolla”, platforma për mësimin e testeve online, iu ka dërguar një mesazh skandaloz përdoruesve të aplikacionit të martën.
Platforma e ka ndërlidhur një mesazh për përdoruesit e saj me situatën në Ukrainë.
“Rusia hini në Ukrainë, e ti hala sje hi në test?”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar përdoruesve të platformës.
Platforma “Autoshkolla” ishte krijuar me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës verën e vitit 2020.
Asokohe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i kishte dhënë përkrahje drejtuesve të platformës. Ajo është krijuar nga “Tenton” L.L.C., me drejtor Alban Sahitin./Botapress.info/