[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjoksi apo të pasmet? Ja çka duan meshkujt



Malet apo deti? Beatles apo Stones? Të pasmet apo gjoksi?

Këto janë disa nga pikëpyetjet e mëdha sa u përket shijeve.

Është e qartë se për meshkujt rëndësi kanë format e rrumbullakëta të femrave.

Megjithatë shkencëtarët amerikane po tentojnë të mësojnë saktësisht se çfarë i tërheq meshkujt tek gjoksi ose të pasmet.

Rezultati i studimit është befasues- dhe shkon pak a shumë në psikologjinë e thellë.

Studiuesit thanë se personat që pëlqejnë më shumë gjoksin, janë tipa që u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, janë kaotikë dhe ekzibicionistë. Shumë prej tyre preferojnë të tymosin.

Nga ana tjetër, ata që preferojnë të pasmet, janë meshkuj të rregullt, ambiciozë në punë dhe të strukturuar në jetën e përditshme.

Përfundimet e studimet janë publikuar nga revista “Gene Expressions”.

Sipas shkencëtarëve, personaliteti i një mashkulli vendos edhe për preferencat për gjoksin ose të pasmet.

Një tjetër e dhënë interesante e studimit: meshkujt e pasur pëlqejnë kryesisht gjoksin e vogël.

Burrat e klasës punëtore preferojnë gjoksin e madh.