[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjithçka gati për rrënimin e murit në Mitrovicë, ekskavatori pret urdhrin



Botapress 5 shkurt -Muri i ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës është thënë se do të rrënohet sot. Dhe për këtë, thuhet se tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për të ndodhur një gjë e tillë.

 Përveç vendosjes së rrethojave të metalta rreth murit, prezencës së shtuar të policisë së Kosovës, afër murit, shihet edhe një ekskavator, raporton Telegrafi, i cili supozohet se do të jetë ai që do të bëjë rrënimin e tij.

Të gjitha këto veprime pritet të ndodhin pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit, marrëveshje kjo mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Prezent në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë. /Telegrafi/